Gledis Nano emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Emërimi i Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit vjen një ditë pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga ky post.
Nano u emëruar Drejtor i Policisë me propozim të Ministrit Çuçi, ndërsa emërimi u firmos nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Gledis Nano ka mbajtur postin e kreut të Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Kush është Gledis Nono?
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, ka kaluar edhe në filtrat e Vettingut. Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i hapi dritën jeshile për të vijuar detyrën pas verifikimeve të bëra.
Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit.
Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.
Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.
Gledis Nano së bashku me një tjetër oficer të Antiterrit morën pjesë në nxjerrjen nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës.
Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017-n është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia. /abcnews.al/’