Zyrtare/ Gjilani zgjedh trajnerin e ri, ish-timonieri i Egnatias merr frenat e ekipit

schedule20:24 - 7 Qershor, 2022

schedule 20:24 - 7 Qershor, 2022

Zekirija Ramadani pas largimit nga Egnatia është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Gjilanit. 44-vjeçari dhe drejtuesit e klubit gjilanas kanë gjetur akordin mes tyre duke firmosur një kontratë për 2-vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku njoftohej se ish-trajneri i Egnatias ka marrë në dorë frenat e ekipit kuqebardh.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.

Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.

Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuqebardh”, shkruan klubi gjilanas. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!