Sebino Plaku do të jetë krahu i djathtë i Tomislav Busic te Gjilani. Sulmuesi ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar sot pjesë e skuadrës së drejtuar nga Gentian Mezani. Ai i bashkohet kolonisë së futbollistëve që lanë Superioren për të luajtur në Kosovë.
“Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.
I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tij futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës. Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.
Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam”, njofton klubi i Gjilanit. /abcnews.al