Zyrtare/ Gjasula te Darmstad: U binda shpejt, ky klub ka diçka të veçantë

schedule19:39 - 11 Gusht, 2021

schedule 19:39 - 11 Gusht, 2021

Klaus Gjasula është lojtari më i ri i Darmstad. Mesfushori i kombëtares shqiptare u transferua nga Hamburger tek ekipi tjetër i Bundesliga 2.

31-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Darmstad, që ka prezantuar afrimin e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Luftëtari” i mesfushës foli pas firmosjes së kontratës, duke mos e fshehur entuziazmin për këtë aventurë të re në futbollin gjerman.

U binda shpejt nga drejtuesit e klubit, ardhja këtu është vendimi më i mirë për mua. E kam parë gjithmonë Darmstad si një klub që punon ekstremisht fort për të arritur objektivat.

Të njëjtin qëndrim dhe mentalitet kam edhe unë. Dua të shtoj se shoku im Serdar Dursun, më tha fjalë pozitive dhe më këshilloi të pranoja ofertën e Darmstad“.

Gjasula numëron 11 ndeshje me Shqipërinë, teksa gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në Gjermani, aty ku ka luajtur me klube si Hamburger, Paderborn, Hallescer apo edhe Stutt Kickers. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!