Sulmuesi nga Vushtria, Florent Hasani është prezantuar zyrtarisht lojtari më i ri i klubit rumun, Rapid Bukuresht.
Hasani gjatë fundjavës së kaluar zyrtarizoi transferimin e tij nga Tirana te klubi rumun për një shifër që thuhet të jetë 300 mijë euro.
Sulmuesi 26-vjeçar thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe së shpejti do të luajë së bashku me Albion Rrahmani.
Faqja zyrtare e klubit e ka prezantuar lojtarin me një foto dhe me mbishkrimin “Ai është këtu”./ h.ll/abcnews.al