Ever Banega po zhvillon sezonin e fundit me Sevilla. Organizatori argjentinas del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe ka zgjedhur ekipin ku do të vijojë karrierën. 31-vjeçari do të transferohet në verë të Al Shabab, aty ku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Klubi nga Arabia Saudite ka zyrtarizuar marrëveshjen me anë të një postimi në rrjetet sociale. Banega ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar shtatë asiste këtë sezon me ekipin andaluzian.
Mesfushori latin ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa është aktivizuar me skuadra si Boca Juniors, Valencia, Atletico Madrid dhe Inter. Banega numëron edhe 65 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën, teksa ka shënuar gjashtë gola. /abcnews.al
✔️ “ايفر بانيقا” شبابياً لثلاثة مواسم#تعاقدات_الشباب #الشباب pic.twitter.com/fhXX47vMMi
— نادي الشباب السعودي (@AlShababSaudiFC) January 25, 2020