Zyrtare: Fenerbahce njofton goditjen e madhe, firmos me Mërgim Berishën

schedule18:12 - 2 Shtator, 2021

schedule 18:12 - 2 Shtator, 2021

Mërgim Berisha është larguar sot nga skuadra e Salzburg dhe ka firmosur me gjigantët e Fenerbahce në Turqi. Lajmin e bën të ditur vetë klubi turk, që njofton firmën me shqiptarin përmes një video interesante.

Sulmuesi i lindur dhe rritur në Gjermani, me prindër shqiptarë, ishte një nga lojtarët më të spikatur të austriakëve në sezonin e shkuar, por refuzoi të firmoste kontratë të re afatgjatë.

Fenerbahce e shfrytëzoi mundësinë dhe tashmë firmos me 23-vjeçarin, nga i cili duan të gjejnë golat e humbur prej një viti të Vedat Muriqit, i fundit gjuetar “puro” i golit në Fener. Berisha ka firmosur deri në verën e vitit 2025. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!