Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të Artë, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2024.
Cannavaro është një trajner i ri dhe i përgatitur me nivel ndërkombëtar, i cili tashmë ka pasur mundësinë të provojë aftësitë e tij edhe jashtë vendit. Klubi ka identifikuar përvojën e tij në fushë dhe ishte një figurë e përshtatshme për ta çuar ekipin drejt objektivit të shpëtimit.
Legjenda e Italisë do të prezantohet zyrtarisht përpara kamerave ditën e martë, në orën 13:00 në sallën e shtypit të stadiumit “Bluenergy”./h.ll/abcnews.al