Gremio ka bërë lëvizjen e zgjuar, duke blinduar një nga talentet më të mëdha të kampionatit brazilian. Sulmuesi Everton ka nënshkruar kontratën e re, përmes së cilës ai do të përfitojë më shumë në aspektin financiar. Ajo do të jetë e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2023.
Kështu, klubet europiane duhet t;i bëjnë mirë llogaritë për të blerë Everton. këtë verë tentuan disa, por as 40 milionë euro nuk ishin të mjaftueshme. Më parë është folur edhe për një klauzolë në kontratën e re të sulmuesit, që do shkonte në 80 milionë euro.
“Shpresoj të nderoj këtë fanellë edhe më shumë”, shkruan Everton mes të tjerash në një postim në rrjetet sociale. Anësori këtë sezon në Serie A ka shënuar deri më tani tetë gola, në 17 ndeshje që ka luajtur. /abcnews.al
Everton e Alisson até 2⃣0⃣2⃣3⃣!
Nossos atacantes estenderam o vínculo e falaram sobre esse momento para a #GrêmioTV! ???
Confira e se inscreva! ??https://t.co/LvMSQKRl4F pic.twitter.com/mRHqnzhAy4
— GrêmioTV (@gremiotv) October 4, 2019

