Partizani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Eros Grezda.
28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me kampionët e Shqipërisë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.
Gjatë karrierës së tij, Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Rangers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg.
Me kombëtaren shqiptare, sulmuesi regjistron 13 paraqitje dhe 1 gol./h.ll/abcnews.al