Borussia Dortmund ka zyrtarizuar lëvizjen e radhës në merkato. Verdhezinjtë kanë marrë në huazim mesfushorin Emre Can nga Juventusi. Lojtari i kombëtares gjermane rikthehet në Bundesliga, aty ku më parë është aktivizuar me Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen.
Sikurse bëhet e ditur në mediat italiane, Juventusi merr 1 milion euro për huazimin, ndërkohë Borussia Dortmund do të jetë e detyruar ta blejë në verë për shumën e 25 milion eurove në rast se plotësohen disa kushte të vendosura në marrëveshjen mes palëve. Kjo shumë do të paguhet në tre vite.
“Dua të falënderoj këdo të Juventusi për mbështetjen e tyre ndaj meje: shokët e skuadrës, stafin dhe këdo në prapaskenë. Ishte një nder të përfaqësoja atë klub të madh dhe marr me vete kujtime të bukura. Faleminderit shumë! Forca Juve”, shkruan Emre Can në llogarinë e tij në “Twitter”. /abcnews.al
Borussia Dortmund have completed the signing of Emre Can from Juventus on loan until the end of the season! pic.twitter.com/qm6XeZ6m7L
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 31, 2020

