Ashtu siç ishte paralajmëruar nga mediet gjatë gjithë ditës së sotme, Milani ka arritur akordin final për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic.
Lajmin zyrtar e bën të ditur vetë klubi milanez përmes një deklarate për mediet, ku njofton se suedezi ka shtyrë kontratën e tij deri në vetën e vitit 2022.
NJOFTIMI I KLUBIT – AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimoviç. AC Milan është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka zhvilluar më shumë ndeshje me 84 gola të shënuar në 130 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me AC Milan.
Kampioni suedez do të veshë fanellën e kuqezinjve përsëri sezonin e ardhshëm. /abcnews.al
Official Statement: Zlatan Ibrahimović ➡ https://t.co/1oOb4W15WF ?⚫
Comunicato Ufficiale: Zlatan Ibrahimović ➡ https://t.co/PPGZkg71PY ?⚫ #SempreMilan #ReadyToUnleash pic.twitter.com/v42ESLGnKa
— AC Milan (@acmilan) April 22, 2021

