Zyrtare/ E kërkoi Tirana për Champions, por Ajeti prezantohet te skuadra e Serie C

schedule18:33 - 12 Korrik, 2022

schedule 18:33 - 12 Korrik, 2022

Arlind Ajeti tashmë zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Pordenones, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që ka firmosur kontratë për 2 vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, ku tregohet se tashme Ajeti do të mbajë veshur fanellën e skuadrës italiane, e cila limiton në Serie C, pasi sezonin e fundit nuk mundi të mbijetonte në Serie B.

Pavarësisht ofertave nga skuadra e Tiranës që kërkoi me ngulm lojtarin në merkaton e verës që ta kishte në dispozicion në Champions League, Ajeta ka zgjedhur sërish Italinë për të vazhduar karrierën. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!