Një nga yjet më të shndritshëm të Europianit sapo i ka prerë shpresat gjysmës së Europës. Alexander Isak, që shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Europian ka vendosur të rinovojë me Real Sociedad.
Kontrata e tij e re tashmë përfundon në verën e vitit 2026 dhe klubeve të interesuara u bëhet shumë më e vështirë rruga për të mbërritur te Suedezi. 21-vjeçari luajti në 4 ndeshje me Suedinë në Europian dhe dhuroi 2 asiste.
Talenti me origjinë nga Eritrea me paraqitjet e tij zgjoi interesin e disa klubeve të mëdha. Arsenali ishte më i interesuari, por edhe Real Madrid kërkoi informacion për transferimin e mundshëm të tij. Real Sociedad nuk bën të ditur klauzolën e re të saj. /abcnews.al
✍ OFFICIAL ANNOUNCEMENT| @Alex_Isak renews until 2026 ?#Isak2026 | #AurreraReala pic.twitter.com/HkZDqivDTv
— Real Sociedad ?? ?? (@RealSociedadEN) July 1, 2021