Goditje e dyfishtë e Interit. Kampionët e Italisë kanë zyrtarizuar afrimet e Edin Dzeko dhe Denzel Dumfries. Bomberi boshnjak debutoi me gol në miqësoren e fituar 3-0 ndaj Dinamos së Kievit.
? | ANNUNCIO@EdDzeko è un nuovo giocatore dell’Inter ⚫?
?https://t.co/9gSjgtLgOp#WelcomeEdin #IMInter pic.twitter.com/c4OrKFD5Fc
— Inter ??? (@Inter) August 14, 2021
35-vjeçari vjen të zëvendësojë Romelu Lukakun dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin zikaltër, pjesë e të cilit do të jetë deri në verën e vitit 2025 edhe mbrojtësi i djathtë holandez.
? | ANNUNCIO
Denzel Dumfries è un nuovo giocatore dell’Inter!⚫️?
? https://t.co/jH0zABKv8B#WelcomeDenzel #IMInter pic.twitter.com/TD9QJWYv0I
— Inter ??? (@Inter) August 14, 2021
Interi pagoi 12.5 milion euro te PSV (+2.5 milion të tjera në rast kualifikimi në Champions) për 25-vjeçarin, i cili do të zëvendësojë marokenin Achraf Hakimi, i cili u transferua te PSG. /abcnews.al