Douglas Costa ndryshon kontinent. Nga Amerika e Jugut, tani ka kaluar në atë të veriut dhe do të aktivizohet në MLS.
Sulmuesi brazilian është zyrtarizuar te Los Angeles Galaxy, klub me të cilin ka nënshkruar për 18 muaj, fillimisht si i huazuar për 6 muaj nga Gremio.
Costa, tani 31 vjeç, me Gremion në Brazil u aktivizua në 26 ndeshje dhe shënoi tre gola, kurse tani për herë të parë do të luajë në MLS.
Braziliani u bë i njohur me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, që e shiti më pas te Bayern Munich për 30 milion euro. Pas dy sezoneve me gjermanët, Douglas Costa kaloi te Juventusi për 40 milionë euro. / abcnews.al
The #LAGalaxy acquire Brazilian midfielder @DouglasCosta as a Designated Player ⚡️
— LA Galaxy (@LAGalaxy) February 10, 2022