Juventus më në fund, pas shumë negociatave me Santos në Brazil, ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më premtues në Brazil dhe këtë e ka bërë kundrejt një shifre modeste.
Kaio Jorge i bashkohet përfundimisht Juventusit, duke firmosur kontratë deri në qershor 2026. “Zonja e Vjetër” ka mundur të sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit për rreth 3 milionë euro.
Ndihmë të madhe ia dha fakti se kontrata e tij me Santos përfundonte në janar dhe brazilianët nuk kishin mundur ta bindnin të rinovonte. Jorge luan në majë të sulmit. /abcnews.al
OFFICIAL ✍️
Bem-vindo in Bianconero, @kaiojorgeramos! ?⚪⚫#WelcomeKaio
— JuventusFC (@juventusfcen) August 17, 2021