Mick Schumacher, djali i legjendës Michael sezonin e ardhshëm do të bëjë debutimin e tij në Formula 1. Skuderia Haas ka vendosur t’i besojë të riut dhe ta vendosë në njëvendëshen e saj.
Një mundësi e madhe për Mick, i cili është padyshim një nga talentet më të mëdha të momentit. Ai është shpallur kampion i Formula 3 në vitin 2018, teksa është shumë pranë titullit të sivjetshëm në Formula 2. Ai do te jetë shok skuadre me një tjetër debutues, Mazepin.
21-vjeçari është pilot i akademisë së Ferrarit, që është një nga furnitorët më të mëdhenj të Formula 1. Debutimi i tij në elitën e automobilizmit vjen një dekadë pas tërheqjes nga garat të babit të tij, Michael Schumacher. /abcnews.al