Divock Origi është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i Milan, kuqezinjtë e kanë të zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me lojtarin.
Faqja zyrtare e Lega Calcio konfirmoi gjatë ditës se kontrata e Origit është regjistruar nga Milani, ndërsa klubi pasdite njoftoi ardhjen e tij.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit i është bashkuar kampionit të Serie A si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me The Reds.
Origi nuk u bashkua me shokët e tij të rinj në ditën e parë të stërvitjeve të hënën, por do të mbërrijë në Milanello për herë të parë sot (e martë).
Megjithatë, ai do të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e grupit për të paktën 10 ditë për t’u rikuperuar nga një dëmtim muskulor që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Liverpoolin.
He’s here and he’s looking great ?
?✒️@acmilan have confirmed the signing of @DivockOrigi ??#SerieA ? pic.twitter.com/kMZjNIRjIg
— Lega Serie A (@SerieA_EN) July 5, 2022
/f.a/abcnews.al