Skuadra e Dinamos synon me çdo kusht ngjitjen në Superiore në sezonin e ri 2020-21 dhe puna për të përforcuar skuadrën, vazhdon me ritme të shpejta. Sot, është zyrtarizuar firma me fantazisti brazilian, Diogo Armando Lopes, i cili ka firmosur për tre vite me klubin kryeqytetas.
Njoftimi i Dinamos:
Zyrtare/ Diogo Armando Lopes Da Silva (Maranhão) firmos për 3 vitet e ardhshme me Dinamon.
25-vjeçari Brazilian ka mbërritur mbrëmë në orët e vona në kryeqytet.
Ditën e sotme, në praninë e administratorit të klubit, z.Ermal Barushi, ai ka firmosur kontratën që e lidh për tre sezone me fanellën Dinamovite dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Cammarata.
Diogo Maranhão luan si mesfushor trekuartist dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar si në ekip ashtu edhe në kampionatin tonë. FK Dinamo i uron sezon të mbarë dhe suksese me fanellën Blu!/abcnews.al