Zyrtare: Dështoi të fitonte titullin, dorëhiqet Sampaoli

schedule12:13 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 12:13 - 11 Dhjetor, 2019

Santos ka lajmëruar se trajnerin, Jorge Sampaoli, nuk është më pjesë e klubit. Ekipi brazilian konfirmoi largimin e argjentinasit në një deklaratë zyrtare ku e falënderon për kontributin e dhënë. Në deklaratë thuhet se kontrata do të mbaronte në fundin e 2020, por Sampaoli u tërhoq në takimin e zhvilluar me drejtuesit ditën e hënë.

Ish-trajneri i Argjentinës dhe Sevilla e mori drejtimin e Santosit në dhjetorin e kaluar dhe arriti të pozicionohej në vendin e dytë në kampionatin brazilian. Ai zhvilloi një sezon relativisht të mirë edhe pse Flamengo, e cila u shpall kampione e mbylli kampionatin me 16 pikë më shumë.

Emri i 59-vjeçarit është lidhur shpesh me një kalim tek londinezët e Arsenalit, por mediat në Brazil raportojnë se ai është në bisedime me klubin e Palmeirasit, e cila e mbyll kampionatin në vendin e tretë. Gjithashtu edhe Racing ka shfaqur interes për teknikun argjentinas, i cili fitoi Copa America me Kilin në vitin 2015. /abcnews.al