Zyrtare: Dermaku e mbyll me Parmën, firmos për tre vite te Lecce

schedule11:56 - 30 Gusht, 2021

schedule 11:56 - 30 Gusht, 2021

 

Kastrioti Dermaku është zyrtarisht futbollist i Lecce. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte huazuar aty nga Parma, ndërkohë që tani Lecce njofton se kanë nënshkruar me ta për 3 vite.

Në komunikatën për mediat nuk thuhet nëse kanë paguar për kartonin e Dermakut te Parma. Qendërmbrojtësi shtatlartë tani është i qetë për të ardhmen dhe mendon vetëm të luajë.

Sezonin e shkuar me Leccen u aktivizua në 13 ndeshje (9 titullar) dhe shënoi një gol në Serie B. Fati nuk ishte me të, pasi kaloi disa dëmtime që e penalizuan.

Dermaku në Itali e ka nisur me Melfi në Serie D, për të luajtur më pas në C me Pavia e Lucchese, kurse me Empolin dhe Cozenzan ka luajtur në B. /abcnews.al