Davide Nicola tashmë zyrtarisht është trajneri i ri i Salernitanës. Ka qenë vetë klubi italian që ka bërë të ditur edhe lajmin e arritjes së marrëveshjes me trajnerin Nicola, dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një komunikate zyrtare.
“US Salernitana 1919 njofton se ka arritur një marrëveshje me zotin Davide Nicola dhe i ka besuar atij drejtimin teknik të ekipit të parë”, shkruhej në njoftimin e klubit nga Salerno.
Nicolo mposhti konkurrencën me Andrea Pirlo dhe do të pasojë në stol Stefano Colanuono. Ky është trajneri i tretë për Salernitanën këtë sezon, pasi më parë është shkarkuar edhe Fabrizio Castori.
?? L’U.S. Salernitana 1919 comunica di aver raggiunto l’accordo con il Sig. Davide Nicola e di avergli affidato la guida tecnica della prima squadra. #macteanimo #forzagranata
— US Salernitana 1919 (@OfficialUSS1919) February 15, 2022
/f.a/abcnews.al