Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Dashuria me Juventusin vazhdon, kapiteni edhe dy vite bardhezi

schedule20:15 - 2 Gusht, 2021

schedule 20:15 - 2 Gusht, 2021

Tani është zyrtare, Giorgio Chiellini do të vijojë të luajë dhe veshë fanellën e Juventusit edhe për dy sezone të tjera.

Siç ishte lajmëruar nga mediet italiane gjatë ditës së sotme, kapiteni ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë deri në 2023.

Qendërmbrojtësi i njohur italian është pjesë e Juventusit prej vitit 2005 dhe gjatë këtyre viteve ka fituar plot 20 trofe.

36-vjeçari ëndërron triumfin në Champions League me klubin italian dhe pjesëmarrjen me Italinë në Botërorin Katar 2022.

Chiellini, i cili mban shiritin e kapitenit edhe tek ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të Euro 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!