Patrick Cutrone qëndroi vetëm 6 muaj larg Italisë dhe është rikthyer sërish në Serie A. Sulmuesi u largua nga Milani në verë dhe firmosi me Wolves, por aventura me “Ujqërit” u mbyll me tre gola të shënuar.
Fiorentina e kërkoi në këtë seksion të merkatos dhe ia ka dalë të sigurojë shërbimet e tij. Klubi nga Firence ka arritur akordin me homologët anglezë për një huazim 1.5-vjeçar për 3 milionë euro me detyrim blerje në verën e vitit 2021 për 18 milionë euro të tjera.
Klubi viola ka zyrtarizuar gjithçka në faqen zyrtare në Twitter, duke përforcuar në këtë mënyrë repartin e sulmit. 22-vjeçari është gati për aventurën e re dhe shpreson që të ndihmojë ekipin në shënimin e golave. /abcnews.al
| ✍️ | UFFICIALE: Cutrone è un giocatore della Fiorentina! Benvenuto Patrick!
➡️ https://t.co/EGOFXiU14X
#ForzaViola ? #Fiorentina#WelcomeCutrone pic.twitter.com/3hxKqZAd5o— ACF Fiorentina (@acffiorentina) January 10, 2020