Sulmuesi i Wolves, Patrick Cutrone, është rikthyer sërish në Premier League. Lojtari ishte huazuar tek skuadra e Fiorentinës që nga janari i vitit 2020, por tashmë “Ujqërit” kanë vendosur që ta kthejnë sërish në ekip.
Ka qenë vetë klubi italian që ka njoftuar ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes me Wolves përmes një komunikate zyrtare. “Fiorentina njofton se është arritur një marrëveshje me Wolverhampton Wanders FC për ndërprerjen e marrëveshjes së huazimit të Patrick Cutrone”, shkruhet në deklaratë.
Kujtojmë që anglezëve iu është dëmtuar sulmuesi Raul Jimenez dhe si pasojë atyre iu duhet një zëvendësues për të. 23-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në këtë sezon në Serie A, por nuk ka shënuar asnjë gol. /abcnews.al