Covid-19 ka shtyrë një tjetër ndeshje në kampionatin anglez.
Aston Villa-Burnley, sfidë e cila do të zhvillohej ditën e sotme në orën 16:00 është anuluar, për shkak të rritjes së numrit të infektuarve në radhët e skuadrës vendase.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Premier League, e cila ka konfirmuar se kjo ndeshje është anuluar.
Numri i ndeshjeve që janë shtyrë për shkak të Covid-19 në Premier League është 6, teksa tregohet qartë për situatën mjaft të vështirë që po kalojnë klubet me koronavirusin.
Drejtuesit e Premier Leagues kanë menduar të organizojnë ditën e hënë edhe një mbledhje për shkak të situatës së krijuar së fundi nga Covid-19, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e ndërprerjes së kampionatit për një periudhë 10-ditore, derisa të qetësohet pak gjendja.
The #PL Board has postponed #AVLBUR because of an increase in positive COVID-19 cases in the Aston Villa squad
Full statement: https://t.co/0f2PmvCUg3 pic.twitter.com/sfJH787NH0
— Premier League (@premierleague) December 18, 2021
/f.a/abcnews.al