Orët e para të ditës së sotme bëri bujë lajmi se Argjentina është tërhequr nga organizimi i Copa America për shkak të infektimeve në masë në këtë vend dhe vështirësive për të ruajtur sigurinë e stafeve dhe lojtarëve nga infektimi.
Në këto kushte konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL bëri me dije se përkohësisht kompeticioni njihet si i pezulluar dhe në vijim do të njiheshim me vendin organizator të kompeticionit më të rëndësishëm përtej Atlantikut.
Këtë pasdite CONMEBOL njofton se Copa America do të zhvillohet në Brazil dhe do nisë më 12 qeshor, për të mbaruar pas një muaji. Brazili ka infrastrukturën më të mirë në Amerikën Latine, për shkak se në vitin 2014 organizoi Botërorin.
¡La CONMEBOL @CopaAmerica 2021 se jugará en Brasil! Las fechas de inicio y finalización del torneo están confirmadas. Las sedes y el fixture serán informados por la CONMEBOL en las próximas horas. ¡El torneo de selecciones más antiguo del mundo hará vibrar a todo el continente!
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) May 31, 2021
Brazili është vendi i tretë i propozuar për të organizuar Botërorin. I pari ishte Kolumbia, por protestat kundër regjimit dhe trazirat nëpër qytete sollën anulimin e këtij plani. Më pas u anulua nga Argjentina dhe tashmë Brazili do presë këtë eveniment gjigant. /abcnews.al