Christian Romero zyrtarisht është i Tottenham. Mbrojtësi u transferua nga Atalanta dhe ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Klubi italian përfiton 55 milion euro për argjentinasin, i cili këtë verë fitoi edhe Copa America me kombëtaren e tij.
Paratici ishte ai që këmbënguli për 23-vjeçarin, të cilin më parë ai e kishte transferuar te Juventusi.
Romeron tek Atalanta e ka zëvendësuar sot Merih Demiral, që bergameskët e morën në huazim te klubi nga Torino. /abcnews.al
✍️ We are delighted to announce the signing of @CutiRomero2 from Atalanta.
Welcome to Spurs, Cuti! ??
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 6, 2021