Iker Casillas u largua nga real Madrid para pesë vitesh, pas asaj zënke të famshme Mourinhon. Ai kaloi te Porto, ku bëri mjaft mirë, por një sulm në zemër e ndali karrierën e tij vitin e shkuar.
Pas lënies së futbollit Casillas vendosi të kandidojë për president të Federatës së Futbollit të Spanjës. Pas disa muajsh nga ky vendim, portieri legjendar vendosi ta tërheqë kandidaturën e tij.
Comunicado Oficial: Iker Casillas#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 22, 2020
Sot njoftohet rikthimi i tij në shtëpi, aty ku fitoi gjithçka dhe tashmë i japin mundësi të nisë një karrierë të re si drejtues. Klubi i Real Madrid njofton se Iker do të jetë zëvendës CEO i Fondacionit të Real Madrid. /abcnews.al