Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Napolit. 25 vjeçari do të qëndrojë te Hellas Verona deri në fund të sezonit në formë huazimi, ndërsa në verë do t’i bashkohet napolitanëve.
Menaxheri i tij, Adrian Aliaj dhe vetë mbrojtësi janë fotografuar në Napoli dhe janë zbuluar edhe detajet e transferimit. Hellas Verona do të përfitoj 14 milion euro, ndërsa vetë Rrahmani plot 1.8 milion euro në sezon.
Kapiteni i Kosovës ka nënshkruar për 5 vite dhe ka bërë lëvizjen e jetës, duke u transferuar te një nga skuadrat më të mëdha në Itali. Rrahmani do të vihet në dispozicion të Gatussos sapo të mbarojë ky sezon aktual./abcnews.al