“Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të zgjatet. Kemi rënë dakord të nënshkruajmë një marrëveshje të re për tre vite”, shprehej një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Akhmat Grozny, Akhmed Aydamirov për “sportbox.ru”.
Sot ka ardhur zyrtarizimi dhe është vetë mesfushori anësor i cili e ka konfirmuar zgjatjen e marrëveshjes. “I lumtur për rinovimin e kontratës me tre vite të tjera me FC Akhmat Grozny”, shkruan futbollisti nga Peja, i cili ka pozuar me menaxherin Shkumbin Qormemeti, i cili ka transferuar Berishën nga Skënderbeu te Anzhi fillimisht dhe më pas te Akhmat Grozny.
Berisha është pjesë e skuadrës çeçene që në mars të vitit 2017 dhe do të vijojë të mbetet pjesë e tyre. AI numëron 67 ndeshje në kampionat, ndërkohë që ka shënuar edhe katër gola. /abcnews.al