Niklas Sule ka befasuar të gjithë me skuadrën e zgjedhur për të luajtur sezonin e ardhshme. Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi Sule është transferuar në Borussia Dortmund, dhe vetëm në fund të sezonit do të mund t’iu bashkohet rivalëve të bavarezëve.
Ka qenë vetë Dortmundi që ka bërë njoftimin në në Twitter, ku shkruajnë se janë të kënaqur që kanë arritur të nënshkruajnë me mbrojtësin gjerman për 4 vite.
“Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të nënshkruajmë me një lojtar kombëtar gjerman si Niklas Sule dhe ta mbajmë atë për katër vjet”, njofton Michael Zorc.
Borussia Dortmund has signed Niklas Süle for the 2022/23 season ✍️ pic.twitter.com/WC7EeffRXj
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 7, 2022
Sule përflitet për një kalim të tij ter skuadra e Barcelonës në fund të sezonit, teksa ishte një nga dëshirat e trajnerit Xavi Hernandez, por siç duket lojtari gjerman ka preferuar të qëndrojë në Bundesligë edhe për 4 vite të tjera, por këtë herë duke ndërruar fanellë.
/f.a/abcnews.al