Bayner Munich ka zyrtarizuare afrimin e një portieri cilësor. Alexander Nubel, portieri i Schalke 04, në fund të sezonit do të dalë i lirë dhe kjo ishte njoftuar prej ditës. Bavarezët ishin favoritët për të përfituar shërbimet e tij dhe sot ka ardhur edhe zyrtarizimi.
“Gardiani” 23-vjeçar ka qenë titullar i padiskutueshëm te Gjermania U21 dhe shikohet si një portier me shumë cilësi dhe si pasardhësi i Manuel Neuer te Bayern. Gjithashtu ai shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e kombëtares.
“FC Bayner Munich do të nënshkruajë me Alexandër Nubel për sezonin 2020/21. FC Bayner dhe Nubel kanë rënë dakord për këtë në ditët e kaluara. Portieri 23-vjeçar është nën kontratë me Schalke 04 deri më 30 qershor. Nubel do të vijë në Mynih më 1 korrik, falas, dhe do të nënshkruajë për pesë vite”, njofton klubi bavarez. /abcnews.al
ℹ️ Der #FCBayern verpflichtet Alexander Nübel zur Saison 2020/21.
— FC Bayern München (@FCBayern) January 4, 2020