Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është larguar përfundimisht nga skuadra ruse e Nizhni Novgorodit. Balaj ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, ku në 15 ndeshje të aktivizuara nuk ka arritur të dërgojë asnjëherë topin në fundin e rrjetës, duke detyruar kështu drejtuesit e skuadrës ruse ta largojnë.
Klubi rus vendosi të ndajë rrugët me Balaj, duke e zyrtarizuar largimin përmes faqes së vetë zyrtare. Lojtari shkodran ka dhënë një prononcim të shkurtët për Nizhni Novgorodin, ku shprehet se tashmë është koha për të ndryshuar diçka në karrierën e tij.
“Isha i lumtur që u ktheva në Rusi për të provuar sërish forcën time në kampionatin rus. Kemi një ekip të mirë dhe kemi luftuar në çdo ndeshje. Sigurisht, doja që gjërat të shkonin ndryshe. U shfaqa në çdo ndeshje, por ky është futbolli… Ndoshta është koha për të ndryshuar diçka. Dua t’u uroj djemve fat dhe t’i mbajnë FC Nizhni Novgorodit një vend në Premier League. Dhe tifozët mund ta mbështesin gjithmonë ekipin”, është shprehur Bekim Balaj.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al