Arsenal ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai do të jetë Mikel Arteta. 37-vjeçari ka lënë punën si ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City dhe do të nisë aventurën e parë në karrierë si trajner i ri.
Spanjolli e njeh mirë klubin londinez, pasi është aktivizuar si futbollist gjatë viteve 2011-2016. Ish-mesfushori mbajti edhe shiritin e kapitenit gjatë periudhës që ishte pjesë e Arsenal, teksa tani do të marrë detyrën e trajnerit deri në verën e vitit 2023.

Mikel Arteta do të debutojë kundër Everton, duel që zhvillohet nesër në orën 13:30. Gunners renditën në vend të dhjetë me 22 pikë dhe objektivi primar i spanjollit është kualifikimi i ekipit në Champions League për sezonin e ardhshëm. Arteta foli fjalët e para si trajneri i Arsenalit, duke mos i fshehur objektivat e mëdha.
“Është një nder i madh për mua të jem këtu, Arsenal është një nga klubet më të mëdha në botë. Duhet të kthehemi konkurrues për fitimin e trofeve dhe kjo ka qenë tema e diskutimeve të mia me drejtuesit e klubit.
Të gjithë e dimë se duhet shumë punë për t’ia arritur, por unë kam shumë besim se do ia dalim. Jam realist, e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë talent dhe lojtarë të rinj që vijnë nga Akademia“, thekson trajneri i ri. /abcnews.al
Posh Arsenal Twitter. We back. pic.twitter.com/YUCgLXrOLA
— Arteta FC (@Joelrond) December 20, 2019