E kryer: Arlind Ajeti nënshkruan me Padovën në Serie C

schedule11:57 - 16 Nëntor, 2021

schedule 11:57 - 16 Nëntor, 2021

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti është nënshkrimi më i ri i skuadrës së Padovës.  Para pak orësh është bërë publik lajmi se Ajeti tashmë do jetë një lojtar i Padovës.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit Sogliano ai i cili ka arritur marrëveshjen e Ajetin për ta bindur atë ti bashkohej ekipit i cili merr pjesë në Seria C.

Sipas “La Casa Di C”, ish-mbrojtësi i Torinos dhe Crotone menjëherë pas nënshkrimit i është bashkuar edhe pjesës së tjetër të lojtarëve, duke u vënë kështu nën urdhrat e trajnerit Pavanel, duke zëvendësuar kështu të dëmtuarin Valentin.

Deklarata zyrtare për mbrojtësin shqiptar pritet të bëhet së shpejti. /f.a/abcnews.al