Zyrtare: Albion Ademi hedh hapin e radhës, talenti kuqezi firmos në Suedi

schedule17:55 - 21 Janar, 2021

schedule 17:55 - 21 Janar, 2021

Albion Ademi ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Sulmuesi i talentuar shqiptar, shkëlqeu këtë sezon me Mariehamn në Finlandë, duke realizuar plot 14 gola në kampionat.

Interesimi për 21-vjeçari ka qenë i madh këtë periudhë, teksa garën e ka fituar Djugarden. Ademi do të transferohet te skuadra suedeze, që sezonin e fundit e mbylli në vend të katërt në Allsvenskan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albion Ademi (@albionademi11)

Falënderoj Mariehamn dhe tifozët për sezonin e kaluar. Tani është koha të eci përpara dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur me Djurgarden. Mezi po pres të luaj me ekipin e ri“, shkruan Ademi në “Instagram”.

Edhe klubi suedez ka bërë publik afrimin e lojtarit të kombëtares shqiptare (u grumbullua nga Panucci në vitin 2018, por nuk ka debutuar akoma me kuqezinjtë). /abcnews.al