Zyrtare: AEK i ofron kontratë të re pas 6 muajsh, nënshkruan Mario Mitaj

schedule14:34 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:34 - 10 Gusht, 2021

Mario Mitaj para pak ditësh ka mbushur 18 vjeç dhe te AEK nuk kanë humbur kohë të nënshkruajnë një kontratë të re me të.

Marrëveshja e bërë ditën e sotme do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Mbrojtësi i krahut të majtë kishte rinovuar në shkurt deri në 2023.

Gjithsesi sot ka ardhur njoftimi për një tjetër marrëveshje mes palëve. Mitaj është edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Sezonin e shkuar në kampionatin grek është aktivizuar në 10 ndeshje, 7 prej të cilave i ka nisur si titullar. I riu ka luajtur vjet edhe në kupat e Europës, sikurse këtë sezon në Conference League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!