Zyrtare/ Adnan Januzaj i jep “lamtumirën” Real Sociedad

schedule13:30 - 23 Maj, 2022

schedule 13:30 - 23 Maj, 2022

Adnan Januzaj zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Real Sociedad në La Liga. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate për mediat, ku ka bërë të ditur se përveç lojtarit me origjinë shqiptare nuk do të jetë pjesë e skuadrës as Nacho Monreal.

“Real Sociedad njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë në klub për sezonin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.“Lojtari belg erdhi te Reali në vitin 2017 dhe ka luajtur gjithsej 167 ndeshje, duke shënuar 23 gola. Kampioni i Kupës së Mbretit, Januzaj ka marrë pjesë në tre edicione të Ligës së Evropës me fanellën e ‘txuri urdin’”.

“Klubi falënderon Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa u uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, përfundon njoftimi i tyre.

Januzaj kishte kontratë me Sociedadin deri më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa në ditët në vijim pritet të konfirmohet e ardhmja e tij. /f.a/abcnewsa.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!