Zyrat e shtetit bëhen shoshë me plumba, 14 të vdekur në përleshjen e armatosur

schedule08:07 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 08:07 - 1 Dhjetor, 2019

14 persona u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Villa Union në Meksikë ditën e djeshme teksa një bandë kriminale hyri në qytet duke sulmuar me armë zjarri, thanë zyrtarët.

Guvernatori i shtetit Coahuila, Miguel Angel Riquelme tha për mediat lokale se katër prej të vdekurve ishin oficerë policie të vrarë në konfrontim, dhe se disa punëtorë komunalë ishin të humbur.

Ai tha se grupi i armatosur sulmoi qytetin e 3.000 banorëve me një kolonë kamionësh, duke sulmuar zyrat e qeverisjes vendore dhe duke bërë që forcat shtetërore dhe federale të ndërhyjnë. Dhjetë anëtarët e pretenduar të Kartelit të Verilindjes u vranë gjatë përleshjes me policinë.

Videot e shkëmbimit të zjarrit të postuar në mediat sociale treguan automjete të djegura dhe fasada e zyrës komunale të Villa Union me plumba.

Forcat e sigurisë do të qëndrojnë në qytet për disa ditë për të rikthyer një ndjenjë qetësie, tha guvernatori.

“Këto grupe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e shtetit,” tha qeveria e Coahuila në një deklaratë.

Shkalla e vrasjeve në Meksikë është rritur në nivele historikisht të larta, duke u rritur me 2% në 10 muajt e parë të presidencës së Andrés Manuel López Obrador./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!