Zyrat e punës në rrethe po humbin “misionin”, ofertat nuk ju përshtaten të papunëve

schedule13:24 - 30 Janar, 2020

schedule 13:24 - 30 Janar, 2020

Zyrat e Punës nuk po përmbushin më misionin e tyre në disa nga rrethet e vendit. Gazetarët tanë kanë vëzhguar ambientete e tyre dhe janë përballur me mungesë të të papunëve. Llojet e ofertave janë të pakëta dhe kjo me sa duket bën që këto zyra të mos frenkuentohen më.

Disa banorë të Vlorës janë regjistruar në zyrat e punës, por nuk kanë gjetur punë. Ata qëndrojnë tek sheshi i quajtur “Omonia” me shpresën se dikush do t’i punësojë qoftë edhe për një ditë.

“As vend pune, asgjë s’kemi. Shënova emrin atje, prit për të marrë dhe s’të merr njeri”, thotë një qytetar.

Edhe banorët e Sarandës ende rrugëve të papunë dhe na faktojnë se tek zyrat e punës nuk gjenë dot asnjë alternativë.

“Çfarë do bëjë Zyra e Punës, është sa për të marrë atje”, thotë një qytetar.

Ky i ri është sipërmarrësi i një hoteli dhe në verë që shton personel, nga zyrat e punës ka përfituar shumë pak punëtorë.

“Shumicën e stafit e gjejmë vetë me anë të njohjeve”, thotë ai.

Këto janë zyrat e punës në Elbasan. Edhe këtu profilet e punës që ofrohen janë të pakta. Ndaj dhe të papunët kanë humbur besimin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!