Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo u bë e ditur në një publikim në rrjetin social Twitter, në faqen zyrtare të presidencës turke.
Në njoftim thuhet se Erdogan ka biseduar me presidentin Thaçi, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat që synojnë forcimin e marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe Turqi-Serbi.
Presidenti Erdogan u pajtua me Presidentin Thaçi dhe Presidenti Vuçiç për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konsultave për çështje bilaterale dhe regjionale”, thuhet në njoftim./m.v. abcnews.al

