Zvicra zgjat statusin e mbrojtjes për refugjatët ukrainas deri në vitin 2026

schedule15:54 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:54 - 4 Shtator, 2024

Qeveria zvicerane njoftoi sot se nuk do të heqë statusin e mbrojtjtes së refugjatëve ukrainas që u larguan për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë para datës 4 mars 2026, pasi situata në vendin e tyre nuk pritet të ndryshojë në të ardhmen e afërt.

Në mars të vitit 2022, Zvicra u dha statusin e mbrojtjes ‘S’ refugjatëve ukrainas, i cili u siguron mbrojtje të përkohshme atyre në nevojë për sa kohë që janë të ekspozuar ndaj një rreziku të përgjithshëm serioz.

Edhe BE zgjati në qershor mbrojtjen e përkohshme të mbi katër milionë refugjatëve ukrainas në vendet e BE-së deri në vitin 2026./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!