Është padyshim një surprizë. “Të Kaltërit” e Italisë nisën pasditen e kësaj të shtune fazën e 1/8-ve, të Euro 2024, teksa përballë kanë “Helvetët” e Zvicrës, me këta të fundit, që duket se nuk janë një kundërshtar i lehtë, për kampionët në fuqi dhe këtë e kanë treguar në minutën e 37′-të, të sfidës.
Një aksion perfekt i djemve të Murat Yakin është finalizuar më së miri nga mesfushori i Bologna, Remo Freuler, i cili dërgon në rrjetën e Donnarumma, një krosim perfekt të Vargas, duke filluar festën e të tijve. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al