Zvicra rihap ambasadën në Bagdad pas tre dekadash

schedule14:33 - 3 Shtator, 2024

schedule 14:33 - 3 Shtator, 2024

Zvicra rihapi ambasadën e saj në Bagdad të Irakut pas 33 vitesh. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme thuhet se: “Zvicra rihapi sot ambasadën e saj në Irak, 33 vjet pas mbylljes së përfaqësisë së mëparshme për shkak të Luftës së Gjirit të vitit 1991”.

Në deklaratë theksohet se Këshilli Federal synon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Irakun dhe të thellojë bashkëpunimin për çështjet ekonomike, të sigurisë dhe migracionit duke rihapur ambasadën në Bagdad.

Sipas deklaratës, ky hap është ndërmarrë në kuadër të një objektivi të Strategjisë 2021-24 të Këshillit Federal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA).

“Situata e sigurisë në Irak është përmirësuar vitet e fundit pas një periudhe konflikti të brendshëm të dhunshëm. Iraku gjatë viteve të fundit ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon. Sot, më shumë se 50 vende kanë ambasada në Bagdad, duke përfshirë Austrinë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë”, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!