Zvicra refuzon paketën e ndihmës prej 5 miliardë franga për Ukrainën

schedule23:50 - 9 Qershor, 2023

schedule 23:50 - 9 Qershor, 2023

Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës hodhi poshtë një paketë ndihme prej 5 miliardë franga zvicerane (5.5 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën.

Sipas lajmit në mediat zvicerane, propozimi i paketës së ndihmës, i cili parashikohej të zgjaste 5 deri në 10 vjet, u refuzua nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis në një deklaratë lidhur me vendimin tha se Zvicra ka përgatitur tre paketa mbështetëse për popullin ukrainas dhe se ata nuk mund të parashikojnë se sa do të ishte nevoja për rindërtim për shkak të luftës së vazhdueshme.

“Zvicra ka dhënë tashmë kontribut të madh financiar për Ukrainën. Qeveria zvicerane ka ndarë tashmë rreth 1.5 miliardë franga për Ukrainën dhe rajonin për periudhën 2025-2028”, tha Cassis.

Paketa e ndihmave ishte planifikuar të përdoret për ndihma humanitare, mbrojtjen e popullatës civile, çminimin dhe ndërtimin e paqes. Është thënë se vendimi është marrë një javë para fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Parlamentin zviceran.

Çështja e ndihmës për Ukrainën pritet të jetë sërish në agjendën e Parlamentit më 12 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!