Zvicra raporton për një rënie të madhe në vlerën e aseteve të ngrira ruse

schedule11:07 - 23 Prill, 2024

schedule 11:07 - 23 Prill, 2024

Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të madhe e cila mund ta rrisë trysninë ndërkombëtare ndaj vendit neutral për të bërë më shumë për sanksionimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kjo figurë, e cila vlen për asetet e ngrira në fund të vitit 2023, shënon rënie nga 7.5 miliardë franga zvicerane të asteteve të ngrira në fund të vitit 2022.

Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllokuar, tha Sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike.

Kjo rënie pritet të nxitë kritika nga ndërkombëtarët se Zvicra nuk po bën sa duhet për të vendosur sanksione për ndëshkimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ajo.

Megjithëse Zvicra i ka rritur përpjekjet për t’i luftuar kompanitë dhe individët që e përdorin shtetin e saj për t’iu ikur sanksioneve, vendet e tjera duan që ajo të bëjë më shumë.