Zvicra ‘ngrinë’ pasuritë siriane/ Vlera e tyre llogaritet rreth 112 milionë dollarë

schedule22:08 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 22:08 - 11 Dhjetor, 2024

Qeveria zviceriane ka bërë me dije se janë ‘ngrirë’ pasuri siriane me vlerë 99 milionë franga zvicerane (112 milionë dollarë).

Sipas të dhënave, shumica e llogarive janë bllokuar për vite me rradhë. Pjesa më e madhe e kësaj shume është ngrirë që nga miratimi i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Sirisë në maj të vitit 2011, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco).

Zvicra këtë javë shtoi tre individë të tjerë në listën e saj të sanksioneve lidhur me Sirinë, pas një veprimi të BE-së.

“Për momentin, në listën e sanksioneve janë 318 individë dhe 87 entitete,”- i tha një zëdhënës i Seco duke refuzuar të thoshte nëse Zvicra kishte ngrirë pasuri të presidentit të larguar sirian Bashar al-Assad. / abcnews.al