Qeveria zvicerane është shprehur në favor të rikthimit të mbiemrave të dyfishtë, një praktikë që u ndalua në vitin 2013.
Këshilli Federal ka miratuar një propozim që duhet të lejojë të gjitha kombinimet e mundshme të emrave: për shembull, Widmer Schmid, Schmid Widmer, me ose pa vizë, ose thjesht Widmer ose Schmid.
Propozimi thotë se çiftet e martuara duhet të jenë të lirë të zgjedhin mbiemrin e tyre, edhe nëse nuk bien dakord me njëri-tjetrin.
Sipas propozimit, fëmijët do të lejohen të kenë mbiemra të dyfishtë, pra mbiemrat e të dy prindërve, edhe nëse prindërit janë të pamartuar.
“Është e qartë se familjet duhet të vendosin në një drejtim ose në një tjetër. Prindërit dhe fëmijët nuk mund të kenë emra të ndryshëm”, tha Filip Bergi, kryetar i Partisë së Qendrës, e cila, së bashku me partitë e tjera të qendrës dhe të krahut të djathtë, kundërshtuan ndryshimin.
Propozimi për ndryshimin e mbiemrit i është dorëzuar për konsultim palëve të interesuara para votimit në parlament. Sipas Byrosë Federale të Statistikave të Zvicrës, pothuajse tre të katërtat e të gjitha grave aktualisht marrin mbiemrin e burrit të tyre kur martohen./abcnews.al